Trumpi tallet me presidentin Macron për syzet e diellit
21 janar 2026
| 16:28
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dhënë një koment drejtuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, duke e tallur për syzet e diellit që ai mbante gjatë ditës së djeshme në Davos.
“E pashë dje me ato syze të bukura dielli. Çfarë dreqin ndodhi?”, ka thënë Trumpi, raporton “Reuters”.
Nga ana tjetër, zyra e presidentit francez sqaroi se Macroni kishte zgjedhur të mbante syze dielli gjatë fjalimit të mbajtur në ambient të mbyllur për arsye shëndetësore.



