Trumpi me telegram urimi për Thaçin

13 shkurt 2018 | 10:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar telegram urimin e dërguar nga presidentit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së shtetit tonë.

Telegrami i është dhuruar të parit të shtetit nga diplomati amerikan në Prishtinë, Greg Delawie.

Postimi i plotë i Thaçit në llogarinë e vet në Facebook:

Sot pranova një letër urimi nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë. E falënderoj presidentin Trump për urimet e përzemërta dhe përkushtimin e tij për Kosovën. Populli ynë është me shumë me fat që ka një shtet mik kaq të fuqishëm, si SHBA-të. HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shënohet rasti i parë me doping në Lojërat Olimpike Dimërore…