Trumpi: Zelensky më ka vetëm mua
12 janar 2026
| 14:21
“Volodymyr Zelensky nuk ka pasur kurrë letra të forta. Ai më ka vetëm mua”, ka thënë presidenti amerikan, Donald Trump në një intervistë për “The New York Times”.
“Zelensky në të vërtetë nuk ka letra të forta. Ai nuk i ka pasur kurrë, nuk ka pasur që nga fillimi. As tani nuk ka. Ai ka vetëm një gjë”, ka thënë Trumpi.
Mungesa e mbështetjes nga udhëheqësi amerikan do të ishte një katastrofë e plotë për Zelenskyn, ka thënë kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Më parë, presidenti amerikan ka theksuar vazhdimisht se presidenti ukrainas nuk ka letra të forta në pozicionin e tij negociues.



