Trupat ruse mbërrijnë në Bjellorusi

15 tetor 2022 | 17:16

Trupat e para ruse kanë mbërritur tani në Bjellorusi si pjesë e një “grupimi rajonal” të forcave, sipas ministrisë së Mbrojtjes së Bjellorusisë.

Presidenti, Alexander Lukashenko, tha këtë javë se trupat e tij do të vendosen me forcat ruse pranë kufirit ukrainas, duke përmendur ato që ai tha se ishin kërcënime nga Ukraina dhe Perëndimi, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ekziston frika se Bjellorusia mund të dërgojë forcat e saj përtej kufirit për herë të parë.

Lukashenko është një aleat i fortë i Putinit dhe bashkë kanë pasur disa takime ballë për ballë që nga fillimi i luftës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard…