Trusti rikuperon gati gjysmën e humbjeve

30 mars 2022 | 11:35

Invazioni ushtarak rus në Ukrainë ka pasur ndikim të menjëhershëm në tregjet ndërkombëtare financiare, duke prekur edhe Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust).

Pas një rënie të vlerës së investimeve në shkurt prej 4 për qind ose 90 milionë euro në fondin e Trustit, në mars, sipas drejtuesve të bordit të Trustit, gjysma e kësaj humbje është rikuperuar ose zvogëluar në 55 milionë euro ose 2.4 për qind.

Gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, kryetari i bordit të Trustit, Ruzhdi Morina, ka bërë me dije se si pasojë luftës në Ukrainë ka ndikuar në performancën e fondit të Trustit.

“Tronditjet e mëdha të shkurtit, një pjesë janë rikuperuar, por ky vit do të jetë sfidues për Trustin për shkak të luftës në Ukrainë”, ka thënë Morina.

Më tutje, Morina ka folur edhe për mundësinë e tërheqjes së 30 përqindëshit nga ana e qytetarëve.

“Ne nuk dëshirojmë të përfshihemi në debatin politik në lidhje me tërheqjen edhe të një 30 përqindëshit për qytetarët, megjithatë jemi të gatshëm që ta zbatojmë çdo vendim që sjellë Kuvendi”, ka thënë Morina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ndonëse këtë kohë ka…