Trusti del me një sqarim pas miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

04 dhjetor 15:48

Fondi i Kursimeve Pensionale, i njohur si Trusti ka dalë me një sqarim pas miratimi të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, i cili mundëson tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trusti ka bërë me dije se ata janë të obliguar që të presin që ky projektligj të nënshkruhet nga presidenti i vendit e të publikohet në fletoren zyrtare që më pas të lejojmë aplikimin.

Menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi, Trusti thotë se do ta bëjë të ditur uebfaqen ku do të mund të aplikohet për 10 për qindshin si dhe do të japin detajet për aplikim.

Por, Trusti bën me dije që të gjithë kontribuuesit e interesuar për tërheqjen e këtyre mjeteve ta kenë parasysh që:

1) Aplikimi për tërheqjen e 10%-shit do të bëhet vetëm përmes internetit (do të jetë një uebfaqe e veçantë, që do ta bëjmë publike sapo të hyjë ligji në fuqi) dhe jo fizikisht në zyrën e Trustin.

2) Aplikimi për tërheqje mund të bëhet nga çdo kontribuues që ka mjete në Trust.

3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).

4) Aplikimi me llogari bankare jashtë Kosovës nuk mund të bëhet.

5) Aplikimi me llogari bankare të biznesit nuk mund të bëhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas miratimit…