Trusti me një njoftim të rëndësishëm rreth tërheqjes së 10%-it

30 mars 2021 | 10:52

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar të gjithë kontribuesit që s’kanë aplikuar ende për tërheqjen e 10 përqindëshit, se kanë afat të aplikojnë vetëm deri më 6 prill.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Trusti ka bërë me dije se pas kësaj date nuk mund të aplikohet për tërheqjen e kursimeve.

“I njoftojmë të gjithë kontribuuesit që nuk kanë aplikuar për tërheqjen e 10%-shit se më datë 6 prill 2021 përfundon afati për aplikim.  Uebfaqja për aplikim është: www.trusti10.org. Siç e ka përcaktuar ligji, pas 6 prillit 2021 nuk do të mund të aplikohet për tërheqjen e 10%-shit”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja për Punë të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim në Qeverinë…