Trusti nuk kalon, Vetëvendosje sërish voton kundër

19 janar 2023 | 17:50

Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e ka përkrahur Projektligjin nr.08/L-178 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116.

Kundër këtij projektligji kanë votuar shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Në favor të këtij projektligji kanë votuar 42  deputetë dhe 55 kundër.

Një iniciativë e tillë kishte dështuar edhe vitin e kaluar, pasi nuk ishte përkrahur po ashtu nga deputetët e Vetëvendosjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar që të…