‘Pandemia Covid-19 ka prekur të gjitha investimet në botë, duke përfshirë edhe ato të Trustit’

07 prill 2020 | 14:38

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (Trusti) ka bërë me dije se kriza aktuale globale nga pandemia Covid-19, ka prekur të gjitha investimet në botë, duke përfshirë edhe investimet e Trustit.

Trusti ka theksuar se na asnjë qytetar që do të pensionohet gjatë këtij viti nuk do të ndikohet nga rënia e investimeve.

“Lajmi kryesor tani është se Trusti ka marrë masa që asnjë kontribuues i moshës, që pensionohet gjatë vitit 2020, nuk do të ndikohet nga rënia e investimeve. Ata pra janë të mbrojtur e imun ndaj çfarëdo lëvizje negative gjatë këtij viti, kur edhe pensionohen. Po ashtu, rënia aktuale e investimeve të Trustit (prej rreth 4.5 për qind; kundrejt S&P500, në ShBA, që ra rreth 16 për qind  dhe DAX, në Gjermani, që ra rreth 25 për qind) besojmë se është e përkohshme dhe do të rikuperohet gjatë pjesës tjetër të këtij viti (eventualisht) vitin në vijim. Trusti investon në afatgjatë dhe rëniet afatshkurtra, sado të forta, gjithnjë janë rikuperuar. Trusti vazhdon të ketë kthim të kënaqshëm pozitiv nga investimet në afatgjatë. Më 6 prill kthimi nga investimet ishte rreth 396 milionë euro prej themelimit. Pa panik, shëndeti e jeta mbi të gjitha!”, ka njoftuar Trusti në faqen e vet zyrtare në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i kabinetit në Mbretërinë e Bashkuar Michael Gove thotë…