Trusti publikon video-prezantimin se si duhet aplikuar për 10-përqindëshin

08 dhjetor 13:13

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka prezantuar udhëzimet kryesore për aplikim për tërheqjen e 10-përqindëshit nga kursimet.

Sipas videos së prezantuar, aplikimi nuk do të bëhet në zyrat e Trustit, por do të bëhet përmes ueb-faqes Trusti10.org.

Gjatë udhëzimit, thuhet se për aplikim duhet të shënohet numri personal dhe ai i llogarisë bankare, përcjell Telegrafi.

“Nuk mund të aplikohet me numër të llogarisë bankare të familjarit apo kujtdo tjetër dhe as llogari të biznesit. Nuk mund të aplikohet m llogari të bankës jashtë Kosovës”, njofton Trusti.

Video:

https://www.facebook.com/watch/?v=1004614696712376

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria dhe Kosova mësuan ditën e djeshme kundërshtarët e eliminatorëve…