Tryeza e LDK-së do të jetë e mbyllur për publikun

25 prill 2018 | 12:50

Diskutimet në tryezën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk do të mund t’i dëgjojë askush nga publiku, pasi kjo tryezë do të jetë e mbyllur për medie.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë për “Kosovapress” se mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa pas përfundimit të kësaj tryeze secili nga pjesëmarrësit mund të jap deklarata për gazetarët.

LDK-ja e ka ftuar këtë tryezë me qëllim që të diskutohet për situatën politike dhe mundësinë e caktimit të datës së zgjedhjeve të reja.

Pjesëmarrjen në këtë konferencë e kanë konfirmuar të gjitha partitë politike, përveç PDK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur sot vizitën zyrtare…