Trysnia policore mbi një familje në Komogllavë

05 dhjetor 2022 | 12:59

Autor: Bardh Frangu

Familjes Haliti nga fshati Komogllave i komunës se Ferizajt ka vite qe nuk i ndalen torturat nga policia serbe

Për shkak të Skender Halitit, i burgosur politik ne vitin 1979, me vite të tëra pas, familja Haliti nga Komogllava e Ferizajt vazhdon të ketë telashe të mëdha me policinë serbe. Ndërsa Skënderi arriti të ikën me 10 korrik 1993, kur një numër i madh i policisë serbe rrethoi familjen Haliti, anëtarët e tjerë të familjes së ngushtë dhe të xhaxhait Elmazit mbetën t‘u nënshtrohen torturave më brutale nga policia serbe.

Sipas deklaratës se Musliut, vëllait të Skender Halitit, dhënë NKMDLNJ-së Ferizajt, nga torturat e vazhdueshme të policisë serbe më së keqi e pësoi ai vetë dhe tre djemtë e xhaxhait, Shefkiu, Samiu dhe Elmiu. Meqë policia serbe u ka shkuar të shtëpia shpesh dhe pos keqtrajtimeve dhe torturave edhe u është kërcënuar ashpër, Musliu është detyruar që net të tera t‘i kalojë në malin afër shtëpisë ashtu i dërmuar dhe i paaftë për jetë.

Tashti kur policia serbe s‘ka mbetur pa keqtrajtuar dhe torturuar asnjë nga anëtarët e familjes së gjerë Haliti, duke përfshirë edhe gratë dhe fëmijët, dhe duke kuptuar se Skënderi vërtet ndodhet në Gjermani, shkojnë në familjen e tij për t‘ia marre adresën, por askush nga anëtarët e familjes Haliti nuk dinë më tepër për të.

(Ku shkrim është botuar në vitin 1994, ndërsa “Epoka e re” e sjell të njëjtin në botim në shenjë respekti për të ndjerin Musli Haliti – 07.07.1937 – 08.12.2014, dhe veprimtarin Skënder Halitin).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha në një…