TUBIMI MË I MADH I KOSOVËS PËR AMERIKEN NË GJILAN

30 maj 19:33

Ismet Sylejmani

21 vite nga tubimi më i madh i Kosovës për Ameriken në Gjilan!

Viti 2000 ishte viti i parë, i lirë në Kosovën e çliruar nga Serbia pushtuese!

Lëvizja Popullore e Kosovës, sikur edhe në të kaluarën, u bë nismëtarja e madhe e krijimit të Këshillit Organizativ të subjekteve politike dhe jo politike të organizimit të manifestimit “FUQIA PLANETARE NË KOSOVË”!

Më 31 Maj të vitit 2000, në qendër të qytetit në Gjilan u mbajt një tubim i madh popullor, në nderim të Amerikës në Kosovë!

Gjilani u bë qyteti i parë dhe mbeti i vetmi në Kosovë, i cili mbajti tubim masiv popullor, në nderim të ardhjes dhe qëndrimit të Amerikës në Kosovë!

Qyteti i Gjilanit, më 31 Maj të vitit 2000 u bë mikëpritësi i madh i tubimit historik dhe të vetmit deri më tani në Kosovë, në të cilin u bë nderimi me pjesmarrje të madhe të qytetarëve të Gjilanit me rrethinë dhe nga e gjithë Kosova!

Ishin të mëdha arsyet dhe qëllimet e nderimit masiv publik të SHBA-ve në Kosovë!

Kujdesi përmanent nëpër vite, dekada e shekuj i Amerikës për shqiptarët!

Ndihma e madhe e Amerikës dhënë popullit shqiptar gjatë luftës së UÇK-së kundër Serbisë pushtuese!

Bombardimi nga Amerika të Serbisë dhe forcave ushtarako-policore të saj në Kosovë, armikut shekullor të popullit shqiptar!

Vendosja dhe dislokimi prej gjigandi planeti të Amerikës në Kosovë, u bë spektakular, shpresë dhe gëzim i madh për çdo shqiptar!

Dashuria e popullit shqiptar për Amerikën dhe amerikanët, ishte jo vetëm e madhe, por ishte e panjohur edhe për tërë njerëzimin, dhe si e tillë u bë baza e fuqishme, jo vetëm për shqiptarët në ballkan, por edhe me gjerë në tërë rajonin!

SHBA është miku ynë i madh, mështetësi e përkrahësi për çdo të gjitha proceset e mëdha dhe relevante të ecjes tonë progresive!

Pa Ameriken dhe aleatët tjerë, sikur edhe pa luftën titanike dhe heroike të UÇK-së dhe gjakun e derdhur të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit, ne kurrë nuk do të mundnim ta mundnim e ta shporrnim Serbinë pushtuese nga Kosova!

Përgjithmonë e në jetë të jetëve, mirënjohës përgjithëçka që ka bërë dhe po bën Amerika, aleati ynë i madh!

Faleminderit Amerikë!

Gjilan, 30 Maj 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selim Pacolli do të jetë kandidati i radhës që i…