Selim Pacolli kandidat për kryetar të Prishtinës

30 maj 2021 | 18:49

Selim Pacolli do të jetë kandidati i radhës që i ka hyrë garës për të parin e Prishtinës.

Ai do të jetë kandidat i AKR-së për kryetar të kryeqytetit në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit.

Lajmin e ka bërë dije kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

“Kam kënaqësinë të shpall kandidaturën e Selim Pacollit për Kryetar të Komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR).
Selimi e ka dëshmuar veten si një menaxher i aftë dhe vizionar që mund të adresojë sfidat e Prishtinës, të angazhohet me qytetarët dhe të sjellë zgjidhje për problemet dhe sfidat me të cilat përballet Prishtina”.

“Prishtina ka nevojë për menaxher dhe vizion. Selimi mund ta ofroj këtë për ta sjellë Prishtinën në një nivel të lartë, më një model të ri, për të zgjidhur sfidat e përditshme dhe për të sjellë më shumë investime dhe më shumë zhvillim në qytet dhe një jetë më të mirë për qytetarët e qytetit. Unë do të jem mbështetës i fuqishëm i Selimit në garë dhe së bashku do t’i kthejmë krenarinë qytetit”, ka shkruar Behgjet Pacolli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mitingu i Poezisë i pesëdhjeteshtati me radhë u mbajt para…