Tuchel: Ky është Bayerni që dua, fitimi i Ligës së Kampionëve një ëndërr

06 mars 2024 | 11:17

Bayern Munchen arriti kualifikimin në çerekfinale, teksa triumfoi 3-0 në duelin e kthimit ndaj Lazio.

Thomas Tuchel pas ndeshjes u shfaq i lumtur, teksa pranoi se ai dhe djemtë e tij ëndërrojnë fitimin e Ligës së Kampionëve.

“Kishim pritshmëri të mëdha, donim të kualifikoheshim me çdo kusht në çerekfinale. Objektivi i parë ishte të shënonim gola. Nuk e humbëm kurrë toruan dhe as përqendrimin. Fitimi i Championsit? Të gjithë skuadrat që mbërrijnë në çerekfinale ëndërrojnë. Klubet, tifozët, gjithashtu edhe unë …”, ka deklaruar Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biden dhe Trump fituan në Kaliforni, Teksas, Alabama, Kolorado, Mejn,…