Tudor: Humbje e shëmtuar

27 qershor 2025 | 11:44

Juventusi ka pësuar humbje me rezultat të thellë nga Manchester City (5-2), në Botërorin e Kubeve. Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Igor Tudor ka thënë se City ka cilësi dhe se rezultati i kësaj ndeshje ishte i shëmtuar.

“I bej komplimente Manchester Cityt. Është një rezultat i shëmtuar, nuk më pëlqen. Ata janë një ekip me shumë cilësi, por ne nuk arrinim dot të rrëmbenim topin, për të dalë përpara. Nuk kam çfarë t’i them djemve, madje as nuk do ta rishikojmë si ndeshje. Kjo humbje duhet harruar sa më shpejt pasi turneu është i gjatë”, ka thënë Tudor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e Bardhë raportoi të enjten përparim në tregtinë me…