Tun Bardhoku: Do ta rikthejmë titullin e kampionit në kryeqytet

18 qershor 2019 | 15:14

Mbrëmë është arritur marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe futbollistit të Vëllaznimit, Tun Bardhoku.

25-vjeçari nga Gjakova, luan pothuajse në të gjitha pozitat mbrojtëse, por së fundi ka spikatur si mbrojtës i majtë dhe shquhet edhe me golat e asistimet e tij nga krahu i majtë, ndërsa sivjet ka shënuar 3 herë për kuqezinjtë.

“Thjesht zgjodha Prishtinën për arsye se është ndër klubet me të vjetra dhe më e trofeshmja në vend. Është kënaqësi e madhe që një klub si Prishtina të më ofroj që t’i shërbej me cilësitë e mia. Po ashtu ishte edhe zgjidhje e vështirë, sepse kisha edhe një ofertë të mirë jashtë vendit dhe ndërmjet dy opsioneve vendosa për ngjyrat e Prishtinës”, ka thënë Bardhoku për faqen zyrtare të Prishtinës.

“Normalisht, asnjë lojtar nuk vije pa pak frikë, Prishtina është klub i madh, ka ekip mjaft cilësor, ka shumë konkurrencë, por unë kam besim se do të përballoj konkurrencën. Përndryshe pres, nuk e them vetëm me fjalë, por e besoj që mund ta rikthejmë titullin e kampionit, sepse me lojtarët që jemi dhe me punën që bëhet të jep shumë shpresë”, ka thënë Bardhoku.

Prishtina e transferon Bardhokun si futbollist të lirë pas skadimit të kontratës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar një vizitë të…