Tuna thyen heshtjen!

08 shtator 2020 | 12:21

Rikthimi i Tunës në skenë dhe performanca në festivalin e Gostivarit bëri bujë të madhe.

Kjo edhe pse ka kohë që Tuna nuk ka performuar në skenë, por edhe paraqitja e saj ngriti pikëpyetjen nëse këngëtarja është në pritje të fëmijës së dytë, shkruan Indeksonline.

Barku i këngëtares linte të dyshohej nëse ajo është në muajt e parë të pritjes së ëmbël, apo thjeshtë ka shtuar disa kilogram më tepër.

Por, Tuna theu heshtjen përmes rrjeteve sociale, ajo ka falënderuar publikun për koncertin në Gostivar, duke mos lënë anash edhe thashethemet e shtatzënisë.

“Ndjehem e privilegjuar që pas këtij izolimi të gjatë individual dhe profesional, @theparkfestival festival më dha mundësinë të riçvirgjërohem në skenë. Gostivar të faleminderit për këtë eksperiencë të veçantë. Uroj sa më shpejt të shihemi pa maska e pa distanca… PS A do të ulet apo rritet barku deri atëherë?!” –ka shkruar Tuna duke e bërë edhe më konfuze situatën.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës , Ilir…