Turi i Francës sfidon koronavirusin, zhvillohet pa tifozë

24 mars 2020 | 12:22

“Euro 2020” është shtyrë dhe të njëjtin fat rrezikon të ketë edhe Olimpiada e Japonisë për shkak të koronavirus.

Megjithatë, organizatorët e Turit të Francës, turneu më i rëndësishëm i biçikletës në botë, nuk dorëzohen dhe shprehen se do të vazhdojnë.

Ata shprehën se do ta organizojnë këtë event në datat e parashikuara: 27 qershor-19 korrik, pavarësisht pandemisë së koronavirus. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja franceze “Le Parisien”, duke iu referuar burimeve pranë stafit organizator të Turit të Francës.

“Amaury Sport Organization”, kompania që organizon Turin e Franvës, u shpreh se nuk ka asnjë “plan B”, pasi ata do të vazhdojnë përpara me “planin A”. Pra, me zhvillimin normal të turneut. E vetmja masë që do të marrin është zhvillimi i 21 etapave pa praninë e tifozëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…