Turistëve arabë në Pejë u vidhet llaptopi dhe tre telefona, kapet i dyshuari

29 korrik 2021 | 12:51

Disa turistëve shtetas të Arabisë Saudite në Pejë u janë vjedhur një llaptop, tre telefona mobilë dhe gjëra të tjera personale.

Ata e kishin ndaluar njësinë e policisë tek vendi i quajtur “Te sharra” në Pejë, që ishin duke patrulluar, dhe kanë raportuar se nga vetura e tyre të cilën e kishin të parkuar personi i dyshuar kishte vjedhur.

Zyrtarët policorë së bashku me viktimat e rastit kanë gjurmuar njërin nga telefonat për lokacionin e tij.

Policia i është vënë pas dhe kanë arritur që ta ndalojnë të dyshuarin në fshatin Qerim – Gjakovë ku gjatë kontrollimit të veturës nga Policia janë gjetur dhe konfiskuar: 7 mijë franga zvicerane, 200 euro, 326 dollarë amerikanë  tre telefona mobil një llaptop,  një palë syze, tri paketime cigare dhe një parfum.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit gjësendet e vjedhura u janë kthyer viktimave, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48 orëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U18 po vazhdon përgatitjet për FIBA European Challengers, që…