Turisti i dehur anglez vjedh autobusin dhe shkatërron çfarë i del përpara (Video)

09 dhjetor 2019 | 21:12

Një turist anglez vodhi një autobus në Benidorm dhe eci me shpejtësi më shumë se 3 km, duke shkatërruar gjithçka që i doli përpara.

Mjeti u vodh në periferi të qytezës spanjolle, aty ku parkojnë autobusat e linjës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 të ditës së dielë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje mbi identitetin e turistit ose për arsyen pse ka kryer këtë veprim.

Sipas mediave angleze, turisti me shumë mundësi ka qenë i dehur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria për Punë të Jashtme dhe të Evropës në Kroaci…