Edhe Kroacia anulon pjesëmarrjen në Nobel

09 dhjetor 2019 | 21:06

Ministria për Punë të Jashtme dhe të Evropës në Kroaci ka vendosur që të bojkotojë ceremoninë e organizuar nga Akademia Suedeze e Shkencave për dhënien e çmimeve Nobel, ku do të nderohet edhe fituesi i sivjetmë i çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke, mik dhe përkrahës i Sllobodan Millosheviqit.

Ministria e Jashtme e Kroacisë ka njoftuar në “Twitter” se ambasadori i këtij shteti në Suedi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Akademia Suedeze e Shkencave.

“MVEP ka vendosur që ambasadori kroat në Suedi të mos marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit nesër në Stokholm për shkak të dhënies së çmimit Nobel për Letërsi një njeriu që është angazhuar në mbështetje të politikës së Sllobodan Millosheviqit në vitet e ’90-ta”, thuhet në njoftimin e MPJ-së kreate.

Përveç Kroacisë, këtë ceremoni kanë njoftuar se do ta bojkotojnë edhe Shqipëria dhe Turqia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes në Kavajë mbrëmjen…