Turne për nder të dëshmorëve “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi”

22 mars 2023 | 17:08

Më 2 prill 2023, do të nis zyrtarisht turneu tradicional në futboll të vogël në Arllat (Komuna e Drenasit), për nder të dëshmorëve “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi”.

Si gjithnjë, edhe këtë vit organizuesit do të zhvillojnë turneun tradicional që mbahet për ndër të dy dëshmorëve, që dhanë jetën për liri.

Paraqitja e ekipeve ka nisur që disa ditë, kurse tërheqja e shortit do të bëhet më 1 prill 2023, pra një ditë para se të nis zyrtarisht turneu.

Për të interesuarit, vendi i parë do të fitojë 1 mijë e 500 euro, ndërsa i dyti 500 euro. Përpos kësaj do të dhurohen edhe çmime si “Ekipi më fair-play”, “Lojtari më i mirë” dhe “Portieri më i mirë”.

Turneu do të mbahet në qendrën stërvitore “Ariosi” në fshatin Bytyq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencën e jashtëzakonshme për medie, ushtruesi i detyrës së…