Turpërohen Lakersat, Philadelphia regjistron fitoren më të thellë sezonale në NBA

28 nëntor 2023 | 11:49

NBA ka dhuruar fitoren më të thellë në këtë sezon pas 17 ndeshjeve të para, me një diferencë prej 44 pikësh. Philadelphia mposhti në shtëpi Los Angeles Lakers me rezultatin 138-94, ndeshje e komanduar dhe fituar me lehtësi nga vendasit.

Maxey me 31 pikë dhe Embiid me një “triple double” me 30 pikë, 11 rebound e 11 asistime, bënë diferencën në parket, duke lënë në hije dyshen James-Davis, që për miqtë realizuan 35 pikë së bashku. Kjo fitore ngjit Philadelphian në vendin e dytë në Lindje, ndërsa Lakersat zbresin në vendin e tetë në Perëndim.

Humbet edhe skuadra tjetër e Los Angeles, ajo e Clippers, që u mund në shtëpi 113-104 nga kampionët në fuqi të Denverit. Jackson me 35 pikë e 12 asistime ishte lider në fushë për Nuggets, që triumfoi edhe pa praninë e Nikola Jokiq. Ndërsa 31 pikët e Leonard për ekipin kalifornian mbetën për statistikë. Kjo fitore ngjit Denverin në vendin e tretë në Perëndim, por shumë afër kreut.

Ndërsa Utah Jazz fitoi në sekondat e fundit 114-112 ndaj New Orleans, ndeshje me rivalitet deri në fund. 7 lojtarë të Jazz shënuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident në një minierë platini në Afrikën e Jugut…