Turqia arreston 32 persona të dyshuar për planifikim sulmesh në kisha e sinagoga

29 dhjetor 2023 | 11:50

Forcat turke të sigurisë kanë ndaluar 32 persona të dyshuar për lidhje me ISIS-in që pretendohet se po planifikonin kryerje të sulmeve ndaj kishave e sinagogave si dhe në ambasadën e Irakut, raporton agjencia shtetëror turke e lajmeve, “Anadolu”.

Të dyshuarit, përfshirë tre operativë të pretenduar të lartë të ISIS-it, u ndaluan gjatë bastisjeve të kryera në orët e hershme të mëngjesit në nëntë provinca të Turqisë, shtoi agjencia turke, duke cituar burime të paidentifikuara të sigurisë.

Këta persona u ndaluan përmes një operacioni të përbashkët të policisë dhe agjencisë së inteligjencës.

Arrestimi i tyre vjen një javë pas kapjes së 304 të dyshuarve për lidhje me ISIS-in gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Turqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Samsung Electronics njoftoi se do të prezantoj linjën e re…