
Turqia dërgon në Itali dhe Spanjë produkte mjekësore
Nga Turqia është zgjatur dora e ndihmës për Spanjën dhe Italinë të cilat janë vendet më të prekura në botë nga COVID 19 dhe në të njëjtën kohë janë bërë qendra e epidemisë në Evropë.
Turqia i ka dërguar produkte të ndihmës mjekësore Italisë dhe Spanjës, raporton Anadolu Agency (AA). Në avionin ushtarak të ngarkesave të pozicionuar në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara u ngarkuan mijëra produkte të ndihmës mjekësore të tilla si maska, veshje mbrojtëse dhe dezinfektues antibakterialë të cilët janë të prodhuar në vend.
Mbi kutitë e ndihmës së dërguar ndodhen edhe mbishkrimet në gjuhën italiane dhe spanjolle fjala e Mevlana (poetit të njohur mistik dhe dijetarit Xhelaludin Mevlana Rumi) “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell” si dhe shprehja “Nga Turqia me dashuri për popullin spanjoll”.