Turqia e gatshme të flasë me ShBA-në për t’i zgjidhur problemet

16 gusht 2018 | 14:14

Turqia ka thënë se është e gatshme të flasë me ShBA-në për të zgjidhur një mosmarrëveshje të vazhdueshme midis dy aleatëve të NATO-s, pasi Shtëpia e Bardhë ka rritur presionin ndaj Ankarasë.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se janë të gatshëm për të zgjidhur problemet ekzistuese me administratën e presidentit Donald Trump.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë të mërkurën mbrëma gjatë një takimi me një grup ambasadorësh të huaj në Ankara, raporton “Al Jazeera”.

“Pavarësisht çdo gjëje ne jemi të gatshëm të flasim për gjithçka për të zgjidhur problemet ekzistuese si partnerë të barabartë. Po flas hapur por vetëm me një kusht- nuk ka kërcënime, nuk ka urdhëresa”,  ka thënë ai.

Cavusoglu i ka bërë thirrje ShBA-së që të marrin parasysh siç ka thënë se ai ‘frustimet’ e tyre me politikat që po përdor Amerika.

Këto reagime të ministrit turk kanë ardhur pasi Uashingtoni ka thënë se tarifat mbi çelikun dhe aluminin turk nuk ishin të lidhura me rastin e Andrew Brunson, pastorin amerikan që është akuzuar për terrorizëm nga shteti turk.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar…