Turqia e gatshme të organizojë takimin Zelensky-Putin

17 mars 2022 | 15:52

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, e kanë ende mundësinë që të takohen për zgjidhjen e konfliktit.

Duke folur në një konferencë të përbashkët në Lviv, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se kishin rënë dakord për organizimin e një takimi midis Putinit dhe Zelenskyt.

Kurse ministri turk ka thënë se “ekziston mundësia që të dy liderët të takohen nëse ekziston një bazë për një marrëveshje”, raporton “Rel”.

“Ne thamë dje se do të ishim të lumtur të presim. Duhet të përgatiten bazat për një takim në nivel liderësh sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka deklaruar ai.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se shpreson që Turqia nuk do të merrte anë dhe që mund të shërbente si një garantues i çdo marrëveshje paqeje midis shteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott është shprehur shumë…