Ambasadori britanik, i zhgënjyer që nuk u miratua Kodi Civil

17 mars 2022 | 15:48

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott është shprehur shumë i zhgënjyer me mosmiratimin e Kodit të ri Civil, i cili do ta rregullonte çështjen e bashkëjetesës mes të personave të gjinisë së njëjtë.

Abbott ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se është me rëndësi që gjuha në Kodin Civil dhe në debat t’i respektojë të drejtat e të gjithë njerëzve.

“Shumë i zhgënjyer që Kodi Civil nuk u miratua dje. Është e rëndësishme që gjuha në kod dhe në debat, të respektojë të drejtat e njeriut të të gjithë kosovarëve, përfshirë LGBTI+, në përputhje me Kushtetutën”, ka shkruar Abbott.

Të mërkurën ka dështuar të miratohet në Kuvendin e Kosovës, Kodi Civil, i cili do t’i hapte rrugë martesave në mes të personave të së njëjtës gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Mentor Mani, mësimdhënës Ligji i pagave është nevojë imediate…