
Turqia e pajisë me uniforma ushtrinë e Maqedonisë
21 prill 2021
| 10:59
Ushtria e Maqedonisë pajiset me 7 400 komplete të reja uniformash Gortex, si donacion nga Turqia, shkruan Alsat.
Dorëzimi i donacionit është paralajmëruar për mesditën e sotme në kazermat në Ilinden, në prani të ministres së Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe ambasadorit të Republikës së Turqisë, Hasan Mehmet Sekizkok.