Turqia e quan “të padrejtë” raportin e BE-së

09 nëntor 2023 | 08:13

Komisioni Evropian publikoi të mërkurën raportin e tij vjetor për vendin kandidat për në BE, Turqinë, si pjesë e Paketës së Zgjerimit 2023.

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, njoftoi paketën, e cila përfshin vlerësimet më të fundit të Komisionit të BE-së për vendet kandidate, Turqinë, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën e Serbinë.

Komisioni pati kritika ndaj Turqisë në disa fusha, por këto nuk po pranon Ankaraja zyrtare.

Në një deklaratë të lëshuar në përgjigje të raportit të fundit të KE-së, ministria e jashtme turke ka shprehur shqetësime për, siç thotë, “qasjen e njëanshme” të BE-së dhe ka hedhur poshtë kritikat të cilat i ka quajtur “të pabaza”.

“Qasja e padrejtë dhe e njëanshme e BE-së ndaj Turqisë, ndërkohë që përballet me shumë kërcënime, është shqetësuese për të ardhmen e kontinentit tonë”, tha ministria.

Turqia dënoi pengimin e dialogut ekzistues të nivelit të lartë dhe mekanizmave të bashkëpunimit me Turqinë në politikën e jashtme, zhvillimet rajonale, sigurinë, mbrojtjen dhe çështjet sektoriale.

Vendi tha se vlerësimi nga ana e KE-së për përafrimi i vendit me politikat e BE-së në këto fusha vendimtare është zvogëluar, është “jo konsistente”, raporton TRT world, transmeton Klankosova.tv.

Më tej u hodhën poshtë “akuzat e pabaza” dhe “kritikat e njëanshme” me fokus të veçantë në kriteret politike dhe kapitullin e Gjyqësorit dhe të Drejtat Themelore, duke pohuar se “këto vlerësime pasqyrojnë standarde të dyfishta dhe josinqeritet” brenda BE-së.

“Me gjithë përpjekjet tona, Kapitujt 23 Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore dhe 24 Drejtësia, Liria dhe Siguria nuk janë hapur që nga viti 2009 për shkak të bllokadës politike nga një shtet anëtar dhe akuzave të padrejta ndaj vendit tonë, madje edhe nga shtetet anëtare, për shumë çështje të diskutueshme të të drejtave themelore, janë një shprehje e qasjes së pasinqertë dhe me standarde të dyfishta të BE-së”, tha ai.

Për politikën e jashtme, raporti i BE-së thoshte: “Turqia dënoi agresionin ushtarak rus, përfshirë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, dhe u angazhua politikisht dhe diplomatikisht, duke përfshirë lehtësimin e eksportit të grurit ukrainas dhe shkëmbimin e të burgosurve”.

Aty u theksua gjithashtu se Rusia këtë korrik i dha fund Iniciativës së Grurit të Detit të Zi të ndërmjetësuar nga Turqia.

Turqia, në deklaratë, vërejtjen e KE-së se Turqia nuk e ka qëndrimin e njëjtë me BE-në për sa i përket konfliktit Hamas-Izrael, e konsideroi “lëvdatë”.

“Të ballafaquar me një masakër civile që është rishfaqur në shekullin e 21-të nga errësira e Mesjetës, ne ndjejmë nevojën t’i kujtojmë BE-së, e cila është në vendin e gabuar në histori, se politikat e bazuara në vlerat universale, ligjin ndërkombëtar dhe Parimet humanitare duhet të jenë të vlefshme jo vetëm për Ukrainën ose një rajon tjetër të Evropës, por për të gjithë botën, përfshirë Lindjen e Mesme”, thuhet në deklaratë.

Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987 dhe bisedimet e anëtarësimit të saj filluan në 2005.

Në vitet që pasuan, bisedimet në thelb janë ngrirë për shkak të bllokimeve politike nga disa anëtarë të BE-së për arsye që nuk lidhen me përshtatshmërinë e vendit për anëtarësim, sipas Ankarasë.

Në deklaratë theksohej se kandidatura e Turqisë nuk duhet të mbetet thjesht një formalitet, por të reflektohet në veprime dhe deklarata konkrete të BE-së, duke shtuar se vendi shpreson që BE-ja të luajë një rol konstruktiv në procesin e anëtarësimit.

“Në kohët e vështira që përjetuam në vitin 2023 për shkak të fatkeqësisë së tërmetit, për ne është e rëndësishme dhe e vlefshme që BE të solidarizohet me vendin tonë. Me të njëjtën frymë solidariteti dhe bashkëpunimi, ftojmë BE-në të heqë pengesat përpara procesit të anëtarësimit të vendit tonë, të marrë më shumë përgjegjësi dhe të përmbushë kërkesat e parimit të besnikërisë”, thuhet në deklaratën e MPJ-së turke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, të…