Deputetja e LDK-së: Kurti po e përqafon Zajednicën

09 nëntor 2023 | 08:11

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, të martën ka mbajtur takim me krerët e partive opozitare.

Pas takimit, kreu i PDK-së tha se Lajçaku nuk ua ka prezantuar draftin për Asociacionin.

Deklaratë të njëjtë pati edhe nga LDK-ja.

Nënkryetari Lutfi Haziri tha se ende po mbahen në terr sa i përket draftit evropian për Asociacionin.

Kreu i AAK-së tha krejt diçka tjetër.

Ramush Haradinaj tregoi se e kanë lexuar draftin dhe, sipas tij, ky draft-statut i referohet Kushtetutës, ‘s’ka kompetenca, veç lehtësira për komunat’.

E lidhur me këtë çështje, në një intervistë për Front Online, ka folur deputetja e LDK-së, Valenatina Bunjaku-Rexhepi.

Fajin për mosdiskutimin publik të draft-statutit, Bunjaku-Rexhepi e ka hedhur te qeveria Kurti.

Ajo thotë se pushteti aktual nuk po e njofton për asgjë opinionin publik.

“Nuk është dashur të bëhet temë diskutimi draft-statuti të cilin e ka propozuar Lajçak se ai është dashur të jetë diskutim publik me pas mundësi edhe shoqëria civile, opozita e  shumë akter me i dhënë propozimet e tonë. Kjo është Qeveria jo transparente, kjo qeveri gjithçka po tkurrët dhe me gjithçka po e mbanë larg opinionin publik dhe kjo është e papranueshme për LDK”, ka thënë ajo.

Nga raportimi i kryeministrit Albin Kurti i cili u mbajt javën e shkuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe Asociacionin, deputetja e LDK-së nuk mori asnjë informatë.

Valentina Bunjaku-Rexhepi thotë se Kurti vetëm ka akuzuar.

Kurti po e rrënon Kosovën, e ka futë me një depresion politik ndryshe nga pushtetet e tjera që kanë punuar diçka, thotë Bunjaku-Rexhepi.

“Gjatë debatit nuk kemi marr asnjë informatë nga Kurti se çfarë ishte dhe për çfarë drafti bëhet fjalë por kemi marr akuza se 20 vitet e mëhershme kemi bërë e s’kemi bërë asgjë ndërsa ky shpëtimtari po e shpëton Kosovën kjo nuk qëndron se Kurti e ka futë vendin në një terr informativ të tjerat kanë punuar diçka ky vetëm po  rrënon, ai duhet t’u jep llogari atyre që i besuan, gjithë Kosovën e ka futë me një depresion, politik, psikik e ekonomik”, tha Bunjaku-Rexhepi.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga foltorja e Kuvendit të premten ka mohuar se do të bëhet “Zajednica”.

E për këtë deklaratë nuk është pajtuar deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Ajo për Front Online ka thënë se në pushtet Kurti erdhi kundër Zajednicës e tani po e përqafon.

Deputetja e LDK-së është shprehur e ashpër ndaj Kurtit, duke thënë se ai ka probleme me veten.

“Zajednicë do të ketë se vetë Kurti në media ka raportuar se ka, e në Kuvend deklaroi se nuk ka. Vështirë nga ai që me kuptu se a ka apo jo se ai brenda ditës po i ndryshon deklaratat e veta e kauzën ai që ka ardh në pushtet ka qenë kundër Zajednicës e tani po e përqafon atë dhe ka ndryshuar prej pozicionit Kurti në opozitë e tani në pozitë ai ka problem me vetën e vetë e jo me të tjerët”, theksoi ajo.

Bunjaku-Rexhepi tha se kryeministri po vuan të nënshkruajë diku pasi sipas saj, nuk ka asnjë në historinë e vendit.

“Asgjë nuk pres nga kjo Qeveri se kjo të gjithë sektorët i ka 0 regres e sa i përket bisedimeve në Bruksel e Zajednicës është i pari Kurti që krah hapur e ka përqafuar Zajednicën edhe o ka vunë me nënshkru diku se asnjëherë nuk e ka asnjë nënshkrim për historinë e Kosovës”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian miratoi sot një plan të ri të për…