Turqia hakmerret për bombën në Stamboll, bombardon fshatrat kurde në Siri

20 nëntor 2022 | 09:13

Aeroplanët luftarakë të ushtrisë turke kanë kryer sulme në dy fshatra të banuara me kurdë në veri të Siri, ka bërë të ditur zëdhënësi i forcave demokratike siriane (SDF).

Turqia njoftoi të martën se planifikon të vazhdojë aksionet ushtarake në veri të Sirisë kundër militantëve të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) në Irak, pas vënies së bombës gjatë vikendit të kaluar në Stamboll, transmeton Telegrafi.

Qeveria turke akuzoi militantët kurdë për shpërthimin e bombës në sheshin Taksim të Stambollit, ku si pasojë humbën jetën gjashtë persona dhe u lënduan mbi 80 tjerë.

Ministria turke e Mbrojtjes, ka njoftuar përmes një postimi në Twitter të premten se “po kërkon përgjegjësit për sulmin”, përmes një fotografie të aeroplanëve.

Në anën tjetër, asnjë nga këto  grupe nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e bombës në sheshin e Stambollit, kurse PKK dhe SDF kanë mohuar pretendimet se janë të përfshirë në këtë sulm që autoritetet turke e cilësuan si sulm terrorist.

Turqia deri më tani ka kryer tri sulme në veri të Sirisë kundër milicisë së kurdëve sirianë (YPG), për të cilët thuhet se është grup i motër i PKK-së.

E presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia mund të kryej edhe një operacion ushtarak kundër YPG-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua nga Vushtrria ka raportuar në polici se nga…