Turqia hyn në karantinë për muajin e Ramazanit

29 mars 2021 | 23:51

Në 24 orët e fundit Turqia ka regjistruar 32,400 raste të reja me koronavirus, ndërsa 154 pacientë kanë humbur jetën.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi shtrëngim të masave për të parandaluar përhapjen e Covid.

Fundjava do të izolohet plotësisht gjatë muajit të Ramazanit.

Gjatë muajit të Ramazanit të gjithë bashkë do të bëjmë pak sakrificë. Në këtë muaj të shenjtë do të jetë e ndaluar lëvizja gjatë gjithë fundjavës. Gjatë ditëve të punës qarkullimi ndalohet nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Lokalet do të funksionojnë vetëm me shërbimin delivery. Janë të ndaluara grumbullimet për iftar dhe syfyr. Nga masat e reja preken edhe xhamitë të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura për besimtarët.

Muaji i agjërimit këtë vit nis në 13p prill dhe përfundon në 13 Maj kur do të festohet Fiter Bajrami”, tha Erdogan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli botëror i muzikës pop Beyonce, ka rënë viktimë e…