Turqia lejon ekipin e OKB-së të dëgjojë audion e vrasjes së Khashoggit

01 shkurt 2019 | 14:17

Një këshilltar i presidentit turk, Reccep Tajip Erdogan, ka thënë se ekspertja e të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara do të dëgjojë regjistrimet audio të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, si pjesë e një hetimi ndërkombëtar që ka filluar për këtë rast.

Raportuesja e posaçme e OKB-së, Agnes Callamard dhe ekipi i saj i ekspertëve janë takuar me këshilltarin e presidentit turk, Yasin Aktay, një mik i gazetarit të vrarë Khashoggi.

Aktay u ka thënë gazetarëve se ekipi do të ketë qasje në audio incizimet.

Khashoggi, një kolumnist i “Washington Post”, ishte kritik ndaj Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Gazetari Khashoggi është vrarë në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor. Eshtrat e tij nuk janë gjetur ende.

Turqia ka kërkuar hetim ndërkombëtar për rastin. Ekipi i OKB-së po qëndron në Turqi dhe është takuar me ministrin e Jashtëm dhe atë të Drejtësisë si dhe kryeprokurorin e Stambollit.

Ekspertët e OKB-së, gjithashtu kanë vizituar zonën përreth Konsullatës Saudite në Stamboll. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nesër (e shtunë) pritet ta votojë në…