Turqia nis fushatë të veçantë për shoferët

05 janar 2024 | 08:27

Për t’i parandaluar aksidentet e trafikut në provincën e Erzurumit, në lindje të Turqisë, automjetet e dëmtuara nga aksidentet janë vendosur përgjatë autostradës.

Ekipet e Departamentit të Monitorimit dhe Inspektimit të Trafikut të Policisë së Provincës Erzurum punuan për ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për pasojat e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Në këtë kuadër, automjetet e shkatërruara si pasojë e aksidentit janë vendosur në vendndodhjen Kayapa në autostradën Kars-Erzincan dhe autostradën E-80.

Këto mjete vendosen në shtylla rreth 2 metra të larta në mënyrë që drejtuesit t’i shohin lehtësisht.

Para automjeteve të dëmtuara janë vendosur tabela me shpejtësinë e lejuar, ndalimin e përdorimit të celularit në komunikacion dhe konsumimin e alkoolit.

Qëllimi i kësaj fushate, e cila planifikohet të shtrihet në të gjithë krahinën, është reduktimi i aksidenteve në trafik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, sot do…