Turqia paralajmëron luftë rajonale nëse tensionet përshkallëzohen

14 prill 2024 | 19:17

Ministria e Jashtme turke paralajmëron se lufta në Gaza mund të përshkallëzohet pas sulmit të Iranit mbrëmë si hakmarrje për një sulm izraelit ndaj ambasadës së tij në Damask në fillim të këtij muaji.

“Sot, ne po i komunikojmë qartë mesazhet tona udhëheqësve iranianë dhe vendeve perëndimore që kanë ndikim mbi Izraelin, duke bërë thirrje për ndalimin e përshkallëzimit”, tha ministria.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të parandaluar një proces që do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme stabilitetin e rajonit tonë dhe do të përkeqësojë konfliktet globale.”

Ministria shtoi se të gjitha zhvillimet po monitorohen nga afër, ka raportuar Al Jazeera, transmeton Gazeta Express.

Më herët, një burim turk, duke folur në kushte anonimiteti, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Irani informoi ministrin e Jashtëm Hakan Fidan për operacionin e tij të planifikuar përpara sulmit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri izraelit i kabinetit të luftës, Benny Gantz, tha se…