Turqia shënon rekord infektimesh ditore me COVID-19

16 prill 2021 | 23:27

Turqia vijon të ketë një bilanc negativ të infektimeve të reja me covid-19.Në 24 orët e fundit Turqia regjistroi 63.082 raste të reja me koronavirus. Ky është numri më i lartë ditor i të infektuarve në këtë vend, që nga fillimi i pandemisë.

Të premten, Ministria e Shëndetësisë e Turqisë tha se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.150.039. Të dhënat gjithashtu treguan se gjatë 24 orëve të fundit edhe 289 njerëz vdiqën për shkak të sëmundjes COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 35.320.

Turqia aktualisht renditet e katërta në botë për numrin e rasteve ditore, raporton agjencia Reuters. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi të marten për disa masa të reja të kufizimeve dhe një “mbyllje të pjesshme” për dy javët e para të muajit të Ramazanit. Masa u tha se po merret për të frenuar rritjen e rasteve të reja me COVID-19.

Turqia është duke u përballur me një numër shumë të madh rastesh të reja si edhe vdekjesh nga koronavirusi, ku shifrat shyejnë rekorde negative nga dita në ditë.
Ministria e Shëndetësisë së Turqisë raportoi për 61 400 raste të reja vetëm gjatë ditës së djeshme, ndërsa numri total i të prekurve që prej fillimit të pandemisë numërohet në më shumë se 4 milion persona.
Po ashtu, Turqia shënoi dje edhe 297 të vdekur duke shënuar një total prej 35 031 jetësh të humbura që prej fillimit të pandemisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbyllet në barazim 2-2 dueli Everton-Tottenham, një rezultat që nuk…