Tusha nënshkruan kontratë profesionale me Denizlisporin

15 janar 2021 | 16:33

Sulmuesi i Kosovës U-19, Veton Tusha, ka nënshkruar kontratë profesionale me ekipin e Superligës së Turqisë, Denizlispor.

18-vjeçari ka stërvitur me klubin turk që nga fillimi i këtij sezoni, kurse tani ai ka bindur udhëheqësit për t’i ofruar një kontratë profesionale.

Tusha nënshkroi kontratë që do ta mbajë te Denizlispori për tri vjet e gjysmë. Ai është vetëm 19-vjeçar, vjen nga qyteti i Kaçanikut, kurse është i gjatë 1.74 metra. Para Denizlisporit, Tusha ishte pjesë e Vardarit të Shkupit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten  masat e reja…