Tusk: Unionin Ekonomik prioritet i BE-së

17 dhjetor 2017 | 17:53

Në konferencën pas samitit në Bruksel, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, deklaroi se përfundimi i unionit bankar dhe transformimi i Mekanizmit Evropian të Stabilitetit në një Fond Monetar Evropian, janë ndër prioritetet kryesore.

“Progresi hap pas hapi në çështje si unioni bankar dhe transformimi i fondit të shpëtimit, do të fuqizojë ndjeshëm Unionin Ekonomik dhe Monetar Evropian. Në samitin e muajt Mars do të vazhdojnë bisedimet, ndërsa në Qershor do të jetë momenti i vendimit”, deklaroi Donald Tusk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës është kritikuar nga opozita dhe shoqëria civile…