Tuski: Koreja dhe Ballkani tregojnë se e pamundura bëhet e mundur

27 prill 2018 | 17:45

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka thënë se lajmet nga Gadishulli Korean dhe ajo që ka përjetuar në Ballkan ditëve të fundit, tregojnë se “e pamundura mund të bëhet e mundur”.

“Ajo çfarë kam dëgjuar sot nga Koreja dhe ajo që kam përjetuar në Ballkan ditëve të fundit, do të duhej të ishte përkujtues pozitiv për të gjithë, se e pamundura mund të bëhet e mundur dhe se gjithçka varet tërësisht nga vullneti i mirë dhe guximi i individëve”, ka shkruar Tuski në llogarinë e vet në “Twitter”, raporton “Rel”.

Tuski ka vizituar këtë javë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ka përçuar mesazhin se Bashkimi Evropian është dhe mbetet partneri i tyre më i besueshëm.

Po ashtu ai i ka siguruar ato se kanë të ardhme evropiane, nëse i përmbushin kriteret.

Të premten, dy Koretë janë zotuar se do të denuklearizojnë plotësisht Gadishullin Korean dhe kanë thënë se presin që fundi zyrtar i luftës të shpallet deri në fund të vitit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të kryetarit të komunës së Therandës, Bali Muharremaj,…