“Twitter”-i fshin 8,558 llogari të lidhura me Partinë Përparimtare në Serbi

02 prill 2020 | 17:56

Kompania “Twitter” ka njoftuar se ka fshirë 8,558 llogari të lidhura me Partinë Përparimtare të Serbisë (SNS) në pushtet.

Këto llogari, sipas “Twitter”-it, promovonin partinë në pushtet dhe udhëheqësin e saj.

“Në fund të vitit të kaluar, ne identifikuam grupe llogarish të përfshira në veprimtari të koordinuara joautentike që çuan në fshirjen e 8,558 llogarive të cilat promovonin partinë qeverisëse të Serbisë dhe udhëheqësin e saj”, ka njoftuar “Twitter”.

Përmes një njoftimi tjetër, “Twitter”-i ka njoftuar se gjithashtu kishte mbyllur një rrjet llogarish të lidhura me Arabinë Saudite dhe që vepronin edhe në vende tjera: Egjipt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava…