“Twitter” mbyll 70 milionë adresa false

11 korrik 10:24

“Twitter” ka arritur të mbyllë rreth 70 milionë adresa false dhe të dyshimta që nga muaji maj. Adresat që u mbyllën ishin një përpjekje e “Twitter”-it për të pastruar rrjetin social.

Shumica e adresave mendohej që përdoreshin për postime provokuese ose nga komunikime automatike të kontrolluara nga larg, që shumë herë abuzonin me shërbimin.

Juan Guzman, një studiues pranë UCL ka vëne re me mijëra komunikime automatike që përdoreshin për të stimuluar komunikimin mes njerëzve në rrjetet sociale dhe ai shprehet se Twitter e ka neglizhuar këtë komunikim automatik prej vitesh.

“Deri kohët e fundit , ‘Twitter’ nuk e kishte menduar se komunikimi automatik ishte një problem në rrjetin e tij dhe as nuk bëri përpjekje për të zhvilluar një të tillë”, ka deklaruar ai për BBC. “Vetëm pas zgjedhjeve të 2016 komunikimi automatik u bë një përgjegjësi dhe filloi të merrej seriozisht si për ‘Twitter’-in ashtu dhe për ‘Facebook”.

Del Harvey, kreu i besimit dhe sigurisë i “Twitter”, ka deklaruar për “Washington Post” se më e rëndësishme është siguria dhe jo komunikimi mes njerëzve. Sipas tij,  njerëzit duan të ndihen të sigurt.

Një zëdhënës i “Twitter” ka deklaruar se artikulli i “Washington Post” nuk ishte “asgjë e re” duke shtuar se pezullimet e llogarisë ishin pjesë e “punës së saj të vazhdueshme për të përmirësuar shëndetin e bisedës publike në Twitter”.

Zëdhënësi vuri në dukje një blog nga Yoel Roth dhe Harvey, i cili foli për mënyrën se si “Twitter” trajtoi bisedat e bllokuara dhe komunikimin automatik në shërbimin e saj.

Raporti i “Washington Post” është cituar si një shkak i çmimit të aksioneve të “Twitter” duke regjistruar një rënie prej 8.5%, më e madhe e saj në tre muaj./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ndarjes nga Liam Payne, Cheryl nuk ishte shfaqur në…