“Twitter” thotë se hakerët shikuan mesazhet private të 36 llogarive

23 korrik 2020 | 12:16

“Twitter” ka treguar se hakerët kanë parë mesazhe direkte private nga 36 llogari, që kanë qenë të përfshira në sulmin kibernetik të javës së kaluar.

“Twitter” ka deklaruar se njëra llogari i përkiste një zyrtari të zgjedhur të Holandës, por nuk zbuloi më shumë.

Javën e kaluar, hakerët kanë sulmuar llogaritë e shumë figurave të shquara politike dhe kulturore, duke iu bërë thirrje përdoruesve që të dërgojnë monedha digjitale Bitcoin.

Kuletat e Bitcoinit besohet se kanë arritur të marrin më shumë se 100 000 dollarë të monedhës digjitale, përpara se mesazhet mashtruese të hiqeshin nga “Twitter”.

“Twitter” tha se 130 llogari kanë qenë në shënjestër të sulmit, i cili ka ekspozuar informacione personale, përfshirë adresa të emailit dhe numra telefoni.

Edhe pse “Twitter” nuk e emëroi zyrtarin e prekur holandez, mediat lokale thanë se ka të ngjarë që ai është politikani i ekstremit të djathtë, Geert Wilders.

Komiteti i Tregtisë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka kërkuar nga “Twitter” që të dëshmojë për incidentin më 23 korrik./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka rezultuar pozitiv me Covid-19…