Tymoshchuk humbet titullin e “qytetar nderi” për shkak të marrëdhënieve të tij me Rusinë

31 mars 2022 | 10:42

Deputetët e këshillit të qytetit të Lutsk i hoqën trajnerit të Zenit, Anatoly Tymoshchuk, titullin “qytetar nderi i qytetit të Lutsk”, raporton faqja zyrtare e komunës ukrainase.

“Në një kohë kur Ukraina po i nënshtrohet agresionit ushtarak rus, Anatoliy Tymoshchuk nuk ka bërë deklarata publike për këtë çështje dhe nuk ka ndërprerë bashkëpunimin e tij me ekipin e futbollit Zenit St. Petersburg.

Me këtë zgjedhje të vetëdijshme, ai vazhdon të punojë për pushtuesit dhe diskrediton titullin e lartë “Qytetar Nderi i qytetit të Lutsk”, shkruhej në njoftimin zyrtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot nis ditën e dytë…