U godit fort me top në bark, humb jetën në spital portieri portugez

18 maj 2021 | 10:35

Portieri Ricardo Costa, i cili ishte gjithashtu drejtor i klubit Centro Social da Bufarda, ka gjetur vdekjen, pasi u godit fort me top në zonën e barkut gjatë ndeshjes së me Centro Social de Évora de Alcobaça.

Sipas ‘Gazeta das Caldas’, 25-vjeçari u ndihmua nga ekipet mjekësore të dy klubeve dhe më vonë u transportua në spitalin Peniche, ku u prit si një person i dëmtuar lehtë, por pas shtrimit, situata u përkeqësua menjëherë dhe Costa humbi jetën të nesërmen.

“Drejtuesit e Centro Social da Bufarda sot humbën një element të menaxhimit dhe ekipit. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes së kolegut tonë Ricardo Costa. Nuk do i harrojmë asnjëherë momentet e bukura, miqësinë dhe shoqërinë e Ricardos”, shkruhet në deklaratën e klubit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendresa Kajtazi shpall te pavlefshem licencen e punes teknik i…