U goditë nga vetura një javë më parë, ndërron jetë 49-vjeçari nga Skenderaj

03 janar 2024 | 15:13

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë 49-vjeçar nga fshati Llaushë i Skenderajt, i cili ishte aksidentuar më 27 dhjetor 2023.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për “Klan Kosovën” se me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot rreth orës 11:00, nga ShSKU-ja është raportuar se viktima këmbësori 49-vjeçar, i aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar Zahiti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Së paku 73 persona janë vrarë dhe mbi 173 janë…