‘U hodhën poshtë fletushkat nga Serbia që dikush deshi t’i kontrabandojë si vota’

14 nëntor 2019 | 17:25

Presidenti i Aleancës për Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i është gëzuar vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka hedhur poshtë ankesat e disa kandidatëve për deputetë të cilët kanë kërkuar që mos të refuzohen mbi 3 mijë votat e ardhura nga Serbia të cilat ishin refuzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Pacolli ka thënë se Gjykata Supreme ka hedhur poshtë fletushkat nga Serbia që dikush deshi t’i kontrabandojë si vota’

“Drejtësia u vendos. Fletushkat nga Serbia që dikush deshi t’i kontrabandojë si vota, u hodhën poshtë. Tash edhe Kombëtarja e Kosovës, sonte në përballje me Çekinë, duhet të fitoj. Urime!!!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Pas vendimit të Supremes, koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me gjashtë deputetë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Çekisë, Tomas Vaclik, ka thënë se çekët e…