U inaugurua “Parku Japonez”

11 maj 2022 | 17:31

Sot në Prishtinë me prezencën e të ngarkuarit me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë Keisuke  Yamanaka, kryetarit të Komunës së Prishtinë, Përparim Rama dhe përfaqësuesve të Rektoratit të  Universitetit të Prishtinës u inaugurua “Parku Japonez” me “Qershi Japoneze”, dru dekorativ dhe disa pjesë tjera.

Parku është ndërtuar nga Organizata Joqeveritare ” Qendra për Zhvillime Humane” dhe përkrahur nga Japan Tobacco International (JTI).

Parku gjendet pas ndërtesës së Rektoratit të Prishtinës dhe përball Fakultetit të Arteve të Prishtinës.

I ngarkuari me punë i ambasadës japoneze në Kosovë Yamanaka me këtë rast theksoi përkrahjen të cilën shteti i tij i ka dhënë dhe i jep Kosovës dhe theksoi se me këtë park në kampusinë e Universitetit “Hasan Prishtina” përveç bukurisë së mjedisit i kontribuohet edhe mbrojtjes së ambientit pasi që me drunjtë e mbjella i kontribuohet edhe pastrimit të ajrit.

Ai shprehu përcaktimin dhe angazhimin e vendit të tij për përkrahjen e mëtejme të gjitha proceseve nëpër të cilat kalon Kosova por edhe të projekteve ekologjike.

Kryetari i Prishtinës Rama duke iu falënderuar Ambasadës se Japonisë, Qendrës për studime humane dhe JTI për përkrahje realizimit të këtij projekti theksoi se Komuna e Prishtinës gjithnjë jo vetëm që do ti përkrahë projekte te tilla por edhe do të angazhohet në realizimin e projekteve të reja të cilat kanë për qëllim mbrojtjen e ambientit dhe zbukurimin e mjedisit të kryeqytetit të Kosovës.

Duke u falënderuar për bashkëpunim dhe krijimin e këtij parku të bukur, prorektorja e Universitetit të Prishtinës tha se do të mirëpresin të gjitha iniciativat dhe projektet konkrete të cilat krijojnë kushte më të mira ambientale për studentë dhe stafin e UP-së.

Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës për studime humane, Mimoza Shahini shprehu falënderime për përkrahjen e këtij projekti nga ana e JTI-së dhe tha se në bashkëpunim me këtë kompani kanë realizuar edhe disa projekte tjera në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se forcat e tyre kanë çliruar…