Forcat ukrainase i afrohen në 10 kilometra kufirit me Rusinë

11 maj 2022 | 17:18

Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se forcat e tyre kanë çliruar vendbanimet pranë qytetit të dytë më të madh ukrainas, Kharkiv.

Siç thuhet, ushtria ukrainase është afër dëbimit të forcave ruse nga territori i Ukrainës në atë zonë. Ushtria ukrainase konfirmoi gjithashtu se ka çliruar vendbanimet Cherkasy Tishki, Ruski Tishki, Borshchova dhe Slobozhanske.

Instituti Amerikan për Luftën raportoi nga burime ruse se forcat ruse në afërsi të Kharkovit u dëbuan dhe i zmbrapsën në vetëm 10 kilometra nga kufiri mes Ukrainës dhe Rusisë.

Vadim Denisenko, një këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, i tha një stacioni televiziv se rusët në Belgorod, një qytet rus afër kufirit, nga frika e një kundërofensive të mundshme të forcave ukrainase kanë përqëendruar në atë rajon 20 grupe taktike.

Përparimi i Ukrainës në frontin rreth Kharkovit mund të rrezikojë furnizimin e trupave ruse që po përpiqen të avancojnë në përpjekjet e tyre për shtrirje në Izjum dhe kështu të rrethojnë Severodonetskun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ibsen Elezi i është futur me themel garës për kreun…